Tronditet stadiumi “La Bombonera”
Pasditen e së enjtes klubi argjentinas Boca Juniors e ka zhvilluar seancën stërvitore me dyer të hapura për publikun. Në prag të finales së dytë të Copa Libertadores, me rivalen e përjetshme River Plate, tifozët e Boca kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj ekipit në mënyrë tejet entuziaste.
Këngët e zakonshme me thirrje optimiste janë shoqëruar edhe me tifozë që kanë tentuar t’u bashkohen lojtarëve duke kaluar rrethimin dhe zbritur në fushë. Stadiumi ishte thuajse i mbushur plot, për një ngjarje të pazakontë siç është finalja e trofeut më të rëndësishëm për klubet e Amerikës Latine.
Duke qenë se ndeshja do të luhet në stadiumin El Munumental të River Plate, mbështetësit e Boca nuk janë përmbajtur në seancën e fundit të skuadrës së tyre në shtëpi. Një video e xhiruar me telefon nga një operator zëri të bën të kuptosh çdo të thotë vërtetë të bësh tifo në Argjentinë.
Stadiumi La Bombonera dridhej nga brohoritjet mënyra e papërmbajtshme e festimit të tifozëve vendas. Takimi i parë mes tyre përfundoi barazim 2-2. Këtë të shtunë do të mësohet se cila skuadër do ta fitoi trofeun më të rëndësishëm të futbollit amerikano jugor. Boca Juniors kundër River Plate, një ndeshje e papërsëritshme.
Tv Klan