“Trump dhunohej nga babai në fëmijëri”
Mbesa e tij e përshkruan si njeri të dobët
Një narcizist që tani po rrezikon jetën e çdo amerikani. Kështu e përshkruan Donald Trumpin, mbesa e tij Meri Trump, në një libër që parashikohet të publikohet më 14 Korrik.
Libri i saj, që po bën bujë mediatike, titullohet “I tepruar dhe i pangopur: si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”, të cilin familja e Presidentit ka hapur një proces gjyqësor për të mos e lënë të publikohet.
E bija e vëllait të madh të Presidentit, e diplomuar për psikologji klinike, thotë në libër se Donaldit kurrë nuk i mjafton asgjë. Ajo argumenton se xhaxhai e tepron me shumë gjëra, për të kompensuar egon e tij tepër të dobët, fakt për të cilin ai është i vetëdijshëm.
Meri Trump thotë se xhaxhai i saj Donald e ka formuar karakterin e tij sipas dëshirave të të atit. Ai ka parë se si e bullizonte Fred Trump, djalin e madh ose babain e saj Fred Junior, pasi e konsideronte si të pazotin për të trashëguar bizneset e tij të ndërtimit.
Fred Junior ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare pasi ishte i alkolizuar. Ndër të tjera, në libër ajo rrëfen se si Donald Trump kishte paguar një shok për të hyrë në provimin e pranimit në Universitet, pasi vetë nuk ishte i zoti.
Teksa fushata presidenciale po afrohet, rreth figurës së Donald Trump po qarkullojnë shumë libra, mes të cilëve ai i ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton.
Tv Klan