
Trump do të takohet me Erdogan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takojë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi do të zhvillohet në zyrat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në New York.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.