Trump: Durimit ndaj Koresë së Veriut i ka ardhur fundi
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Koresë së Veriut nga Shtëpia e Bardhë, ku priti presidentin koreano –jugor Moon Jae.
Donadl Trump (Presidenti i SHBA-ve)
Koha e durimit strategjik me Korenë e Veriut ka dështuar, për gjithë këto vite. Jua a them sinqerisht, ky durim ka sosur.
Presidenti Trump tha se SHBA-të po punojnë bashkarisht me Korenë e Jugut dhe Japoninë për të ndalur regjimin komunist, të cilin e cilësoi çnjerëzor. Ai i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndryshojë strategji menjëherë.
Programi bërthamor i vendit komunist cilësohet si një kërcënim për njerëzimin nga perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara, ndonëse Peniani ka dështuar deri tani të krijojë raketa me rreze të gjatë.
Uashingtoni po ushtron trysni ndaj Kinës që të ashpërsojë masat ndaj Koresë së Veriut. Presidenti Trump i ka bërë thirrje vazhdimisht homologut Zi Jinping, duke nënvizuar nga ana tjetër se SHBA-të mund ta zgjidhin edhe vetë konfliktin.
Tv Klan