Trump e shpall “terroriste” Gardën Revolucionare iraniane
Tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit kanë arritur një tjetër pikë kulmore. Siç kishte paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump shpalli si organizatë terroriste, Gardën Revolucionare iraniane, një njësi elitare e ushtrisë së këtij vendi.
Reagimi ishte i menjëhershëm i presidentit iranian Hasan Rohani, i cili shpalli po ashtu organizatë terroriste, komandën qendrore të ushtrisë amerikane. Përcaktimi i Gardës Revolucionare iraniane si organizatë terroriste i jep mundësi Washingtonit të thellojë sanksionet në sektorin e biznesit iranian.
Ekspertët ushtarakë amerikanë thonë se pjesëtarët e kësaj njësie kanë lidhje të ngushta me botën e biznesit në Iran dhe jashtë vendit, duke vepruar si organizatë mafioze.
Kjo është e para herë që Shtetet e Bashkuara shpallin ushtrinë e një vendi të huaj si organizatë terroriste.
Tv Klan