Trump formon një kabinet miliarderësh


Trump formon një kabinet miliarderësh

17:00 01/12/2016

Më pak se një muaj pas fitores, Donald Trump është drejt krijimit të kabinetit të tij. Takimi i fundit me Mitt  Romney për postin e Sekretarit te Shtetit dhe Reince Priebus, i cili është emëruar si shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë, janë vetëm dy emrat e fundit që i shtohen listës së miliardereve të administratës Trump. Emrat e zgjedhur nga Trump vijnë me llogari bankare marramendëse në administratën që deri tani drejtohet nga klasa e mesme e shoqërisë amerikane, nën administratën Obama.

Wilbur Ross,  i cili është kandidati për të drejtuar Departamentin e Tregtisë vlerësohet të këtë një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh.

Elaine Chao, kandidatja për Departamentin e Transportit zotëron një pasuri prej 37 milionë dollarësh, ndërsa në krye të Departamentit amerikan të thesarit është propozuar  Steve Mnuchin me një pasuri prej 40 milionë dollarë.

 Departamenti i  Shëndetësisë pritet të drejtohet nga Tom Price, i cili ka një pasuri prej 13.6 milionë dollarë.

Përveç të qenit milionerë, emrat e me sipërm kanë edhe një ngjashmëri tjetër, ata ndajnë të njëjtat qëndrime kundër të drejtave të komunitetit LGBT.

Të gjithë kandidaturat e propozuara për kabinetin e ri duhet të miratohen nga senati.

 

Tv Klan

 






Të ngjashme