Trump heziton të urdhërojë sulmin kundër Asad
Pavarësisht gatishmërisë së aleatëve, Shtetet e Bashkuara janë të vendosur për një sulm kundër regjimit sirian.
Presidenti Donald Trump shtyu dhënien e vendimit, pas konsultimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të këshillohet edhe me aleatët. Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis kërkoi që vendimi të peshohet mirë, pasi një sulm i mundësh rrezikon ta çojë situatën drejt një konflikti të madh.
Ndërsa për ambasadorin rus në OKB, Vasili Nebenzia rreziku i luftës është tepër i madh, për faj të Uashingtonit që po cënon sigurinë ndërkombëtare.
Tv Klan