Trump ironizohet për qëndrimet mbi Virginia-n


Trump ironizohet për qëndrimet mbi Virginia-n

15:06 17/08/2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë pas skandalin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Po kështu luftës imagjinare me Korenë e Veriut ia ka zënë vendin debati mbi një plagë të vjetër të shoqërisë amerikane, racizmi.

Trump mbajti qëndrim të njëanshëm për protestën. Veç kundërshtarëve  dhe kritikëve qëndrimi i tij u komentua me nota të ashpra humori edhe nga artistet, yjet televizive dhe qytetaret e thjeshte.

Steven Colbert ne “Late Show” e hap mbrëmjen me efektin që Trump, i kthyer në New York, shkakton tek njerëzit.

Trump tha të hënën, nëpërmjet asaj qe u konsiderua një deklarate e imponuar nga këshilltarët e tij, se akuzon të dy palët, padiskutim të majtët, por edhe nazistet.

Megjithate, një ditë më vonë, Presidenti u shfaq në këpucët e tij.

– DONALD TRUMP: I dënoj neo-nazistet, unë dënoj shumë grupe të ndryshme, por jo të gjithë ata njerëz janë neo-naziste, më besoni…

– STEVEN COLBERT: Ke të drejtë, disa nga ata janë anti-semitë…

Ndersa Seth Meyers e nis me një konkluzion shfaqjen e tij. Serish konferenca e Trump nga New Yorku është në qendër të programit.

– SETH MEYERS: Konferenca për shtyp e Presidentit Trump mund të deklarohet klinikisht e çmendur.

Duke justifikuar në mënyrë të tërthortë dhunën nga krahu i të djathte ekstremist, Trump pyet:

Ju duhet të pyesni veten, ku mbaron e gjithë kjo?

-SETH MEYERS: Ku mbaron? Shoku ne ja bëjmë vetes këtë pyetje që nga janari.

/Tv Klan






Të ngjashme