Trump kërcënon se do të tërhiqet nga OBT-ja
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA-të nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), duke pretenduar se ajo e trajton vendin në mënyrë të padrejtë.
“Nëse nuk përmirësohet situata, unë do të tërhiqesha nga OBT-ja”, tha Trump në një intervistë me Bloomberg News.
OBT u krijua për të siguruar rregulla për tregtinë globale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis vendeve.
Trump thotë se organizata shpesh merr vendime kundër SHBA-ve, edhe pse ai pranon se ka fituar disa vlerësime kohët e fundit.
Ai pohoi për Fox News më herët gjatë këtij viti se OBT u krijua “për të përfituar të gjithë, por jo ne”, duke shtuar: “Ne humbëm paditë, ne humbën pothuajse të gjitha paditë në OBT”.
Megjithatë, disa analiza tregojnë se SHBA fiton rreth 90% kur është paditës dhe humbet rreth të njëjtën shifër kur është e paditur.
Paralajmërimi i z. Trump për një tërheqje të mundshme të SHBA nga organizata nxjerr në pah konfliktin midis politikave tregtare proteksioniste të presidentit dhe sistemit të tregtisë së hapur që mbikëqyr OBT-ja.
Uashingtoni kohët e fundit ka bllokuar zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj në sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së, gjë që mund të paralizojë aftësinë e saj për të dhënë vlerësime.
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Robert Lighthizer ka akuzuar gjithashtu OBT-në për ndërhyrjen në sovranitetin e SHBA.
Presidenti amerikan ka qenë i shqetësuar për tregtinë e padrejtë edhe para se të bëhej president.
Trump tha të enjten se marrëveshja e vitit 1994 për të themeluar OBT “ishte marrëveshja më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë”./tvklan.al