Trump kërcënon Sirinë për sulmin e paralajmëruar në Idlib
Donald Trump paralajmëroi qeverinë siriane dhe aleatët e tyre, Rusinë dhe Iranin, të mos ndërmarrin sulme të pamenduara në Provincën e Idlibit.
Përmes një postimi në Twitter, presidenti amerikan e cilëson sulmin në bastionin e fundit të rebelëve “një gabim të rëndë humanitar”, ku mund të mbeten të vrarë qindra mijëra njerëz.
Tensioni në Siri sa vjen e rritet. Forcat siriane po përgatisin një sulm masiv në zonat e mbajtura nga rebelët e regjimit të presidentit Assad. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit kërcënoi të hënën se do të kundërpërgjigjet nëse kundër popullit do të përdoren armë kimike.
Tv Klan