Trump largon ambasadorët e Obamës


Trump largon ambasadorët e Obamës

13:20 06/01/2017

Stafi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Donald Trump ka lëshuar një urdhër që u kërkon të gjithë ambasadorëve amerikane të vendosur politikisht, të lënë detyrën e tyre deri në ditën e inagurimit, duke shënuar kështu një thyerje të traditës së vendosur prej dekadash, pa u lënë aspak kohë të ndërmjetme përfaqësuesve të SHBA në botë.

Urdhëresa nuk bën asnjë përjashtim, thanë për

New York Times

 diplomatët që kishin parë telegramin e nisur nga Departamenti i Shtetit që më 23 Dhjetor.

Ky urdhër i ekipit të Trump rrezikon t’i lerë SHBA-të pa ambassadorë për muaj të tërë, deri sa Senati të miratojë përfaqësues të tjerë, në vende të rëndësishme si Gjermania apo Britania e Madhe.

Më përpara, administratat e të dyja palëve, u kanë lejuar ambasadorëve, veçanërisht atyre me fëmijë në moshë shkollore, një periudhë tolerance deri në disa muaj.

Ndryshe nga kjo traditë, Trump po vendos të mos lerë në detyrë asnjë nga të ambasadorët e emëruar politikisht nga presidenti Obama, teksa ai përgatitet të marrë detyrën me 20 Janar, me misionin që të shpërbëjë shumë nga politikat kryesore të brendshme dhe të jashtme të paraardhësit të tij.

Tv Klan






Të ngjashme