Trump, letër edhe Vuçiç për dialogun me Kosovën
Ftesa për një festimin e marrëveshjes historike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, i ka ardhur edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ashtu si në letrën drejtuar Hashim Thaçit, presidenti Donald Trump nxit kreun e shtetit serb të mos e humbasë këtë mundësi të papërsëritshme dhe në interes të dy palëve dhe të gjithë Ballkanit, të mbyllë dialogun me Prishtinën.
Donald Trump –
Ju inkurajoj të shfrytëzoni momentin e të ushtroni lidershipin tuaj politik për të marrë vendime që do të balanconin interesin e të dy shteteve. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse humbet kjo mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.
Trump konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në përmbylljen e fazës finale të dialogut Prishtinë – Beograd.
Por në një reagim nga Brukseli të mërkurën, presidenti Vuçiç, e tha qartë se nuk beson se Kosova dhe Serbia ndodhen në fazën përfundimtare dhe se marrëveshja mes palëve është e pamundur për sa kohë qëndron në fuqi taksa 100% e vendosur nga Prishtina për importet serbe.
Tv Klan