Trump, “lumë” akuzash në Twitter
Deklaratat e fundit të ish-avokatit të Donald Trump, Michael Cohen, se presidenti ishte në dijeni të ndërhyrjes së rusëve dhe takimit në Trump Tower, mund t’i japin në tjetër rrjedhë domethënëse hetimit për skandalin Russiagate.
Të rejat e fundit, nxitën edhe reagimin e ashpër të presidentit Trump në rrjetet sociale kundër hetimit dhe prokurorit special Robert Mueller.
Në një seri postimesh në Twitter, Trump e quan hetimin një gjueti shtrigash të udhëhiqet nga 17 demokratë të nevrikosur dhe një mashtrim i paguar nga ish-rivalja e tij Hilari Klinton.
Presidenti nuk ndalet dhe sulmon drejtpërdrejtë prokurorin special në krye të hetimit, Robert Mueller, të cilin shefi i Shtëpisë së Bardhë e akuzon për njëanshmëri. A do ta publikojë Mueller konfliktin e interesit që ka me mua, përfshirë faktin se kemi pasur një marrëdhënie të keqe biznesi, shkruan Trump.
Presidenti amerikan shkruan gjithashtu se Mueller ka punuar për paraardhësin e tij, ish-presidentin Obama.
Më herët Trump lëshoi një sërë akuzash edhe për mediat amerikane, duke shigjetuar në veçanti dy prestigjiozet NYT dhe WT, për të cilat thotë se mbajnë gjallë industrinë në zhdukje të gazetave duke shpifur histori të këqija për të.
Sulmi ndaj gazetave të mirënjohura, vjen pak ditë pas përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë të gazetares së CNN, për një pyetje pavënd ndaj presidentit.
Tv Klan