Trump: Murin do ta paguajë 100 % Meksika


Trump: Murin do ta paguajë 100 % Meksika

20:03 25/01/2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Meksika do ta rimbursojë 100 për qind murin që do të ndërtohet në kufirin mes dy vendeve për të ndaluar kalimet e paligjshme.

Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv të Mërkurën për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të Amerikës me Meksikën.

Gjatë një interviste për “ABC News”, presidenti republikan tha se autoritetet po punonin për planifikimin e murit në kufi dhe se ndërtimi do të nisë brenda pak muajsh.

Ai pritet të nënshkruajë një sërë urdhrash ekzekutive edhe për emigracionin dhe sigurinë kufitare këtë javë.

Masat e reja pritet të kufizojnë aksesin e refugjatëve në SHBA.

“Do të fillojmë negociatat relativisht shpejt. Dhe në një formë do të rimbursohemi nga Meksika”, tha Trump.

“Ju them vetëm që do të ketë pagesë. Do të jetë në një formë – ndoshta në një formë të komplikuar – dhe ju duhet ta kuptoni. C’po bëj është e mirë për Shtetet e Bashkuara.”

“Është e mirë për Meksikën, po ashtu”, tha ai.

Ndërtimi i një muri 2 000 milje i gjatë ishte një prej premtimeve kryesore të Trumpit gjatë fushatës. Muri vlerësohet se do të kushtojë rreth 8 miliardë dollarë./tvklan.al






Të ngjashme