Trump në zi, humb njeriun e afërt


Trump në zi, humb njeriun e afërt

11:45 16/08/2020

Presidenti Donald Trump është në zi. Ai ka humbur vëllain e vogël në moshën 71 vjeçare. Robert Trump ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. “Me zemrën e rënduar ju them se vëllai i im i mrekullueshëm, Roberti, ndërroi jetë në paqe sonte”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan e kishte vizituar vëllain një ditë përpara ndarjes nga jeta në një spital në New York. “Po kalon një kohë të vështirë”, deklaroi për gazetarët pas vizitës Trump.

Ende është e paqartë se pse humbi jetën Robert Trump. Mediat amerikane thonë se ai ka qenë i sëmurë rëndë. “Nuk ishte vetëm vëllai im, por edhe miku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrën time”, deklaroi Trump.

Djali i Trump, Eric, e ka përshkruar xhaxhain si një njeri të jashtëzakonshëm, të fortë, të sjellshëm dhe besnik.

“Do t’i mungojë shumë familjes”, shkroi ai në Twitter.

Robert Trump ishte fëmija i pestë dhe i vogli i Fred dhe Mary Anne. Ai ka lindur dy vite pas Donald Trump. Më i madhi i fëmijëve Trump, Fred Jr, vdiq në vitin 1981.

Robert trump ka punuar më së shumti në kompani për pasuri të paluajtshme duke u bërë një nga drejtuesit më të njohur në Amerikë. Ndryshe nga vëllai i tij, Roberti ka jetuar një jetë larg syrit të mediave./tvklan.al






Të ngjashme