Trump nuk heq dorë! Nënshkruan ligjin e ri të dëbimit të myslimanëve
Presidenti i 45-të i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një ligj të ri ekzekutiv që ndalon udhëtimin në Amerikë të shtetasve në 6 nga vendet me mazhorancën më të madhe myslimane.
Direktiva e re ka për qëllim të adresojë çështjet ligjore me rregullin origjinal, gjë që shkaktoi konfuzion në aeroporte, ndezi protesta në të gjithë vendin dhe si përfundim u bllokua nga gjykatat federale.
Duke marrë parasysh herën e parë kur ligji i tij u ndalua nga shkaqe federale, ky ligj i rishikuar specifikon një ndalim 90-ditor të shtetasve sudanezë, sirianë, iranianë, libanezë, somalezë dhe jemenas, por nuk është i zbatueshëm për ata që tashmë kanë viza të vlefshme. Ligji pritet të hyjë në fuqi në datën 16 mars.
Shtëpia e Bardhë hoqi Irakun nga lista e vendeve të ndaluara. Kjo është kryer në bazë të presionit nga Pentagoni, i cili “u zemërua” për marrëdhëniet e SHBA-së me një vend me të cilin është duke u angazhuar në luftën kundër ISIS.
Për më tepër, një numër irakianësh të cilët kanë punuar për ushtrinë amerikane si përkthyes, janë ndaluar në aeroportet amerikane./tvklan.al