Trump, paditet për përfitime të paligjshme ekonomike


Trump, paditet për përfitime të paligjshme ekonomike

13:24 13/06/2017

Të tjera telashe për presidentin Donald Trump u shfaqën në horizont.  Zyrtarë të shtetit të Merilend dhe Uashington ngritën padi kundër presidentit për shkelje të Kushtetutës.

Prokurorët e Përgjithshëm të dy shteteve, akuzojnë presidentin Trump se ka shfrytëzuar postin e tij politik për të rritur të ardhurat e bizneseve të tij.

Trump ka pranuar pagesa nga qeveri të huaja, si Turqia apo Bahreini, të cilat kanë organizuar aktivitete politike në bizneset e tij, si Trump Tower apo kompleksi i golfit i presidentit.

Sipas Kushtetutës së SHBA-ve, asnjë zyrtar federal nuk duhet të pranojë dhuratë ose pagesë nga një qeveri e huaj.Dy prokurorët po përpiqen të nxjerrin një urdhër nga gjykata e Meriland që do të ndalojë presidentin të marrë pagesa qeveritare përtej pagës së tij.

Një ditë më parë, Trump pësoi një tjetër disfatë, pasi tre gjykatës anonim të San Franciscos vendosën të pezullojnë urdhrin e presidentit për ndalimin e udhëtimit nga 6 vende me shumicë myslimane.

Gjykatësit thanë se urdhri i presidentit është motivuar nga “një paragjykim anti-mysliman” dhe se shkel ligjet aktuale të emigracionit, duke kaluar autoritetin që i është dhënë nga Kongresi.

Tv Klan






Të ngjashme