Trump reagon pas hyrjes së protestuesve brenda Kongresit, bën thirrje për qetësi
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në Twitter pas futjes së protestusve brenda ambienteve të Kongresit. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mos kryejnë akte dhune dhe të ruajnë qetësinë.
“Po u kërkoj të gjithëve në Kongresin amerikan që të qëndrojnë të qetë. Mos kryeni dhunë. Mos harroni, ne jemi partia e ligjit dhe rendit, respektoni ligjin dhe burrat e gratë me uniformë”.
Mbështetësit e Trump u futën në ambientet e brendshme teksa në Kongres po zhvillohej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve amerikane, ku fitues u shpall demokrati Joe Biden.
Ndërsa Presidenti në detyrë Trump vijon të kundërshtojë fitoren e Biden dhe akuzon për vjedhje të zgjedhjeve. /tvklan.al