Trump refuzon të dëshmojë në Senat


Trump refuzon të dëshmojë në Senat

09:35 05/02/2021

Avokatët: Procesi i jashtëligjshëm, Senati nuk gjykon ish-presidentë

Donald Trump refuzon të dëshmojë në procesin gjyqësor që do të nisë të Martën tjetër në Senat. Këtë e konfirmoi përmes avokatëve të tij, të cilët e konsideruan si “hile” kërkesën e demokratëve të Dhomës së Ulët si palë akuzuese, që ish-presidenti të dëshmojë për akuzat ndaj tij për organizim të sulmit të mbështetësve të tij ndaj kongresit më 6 Janar.

Sulmi, sipas tyre u organizua për të penguar certifikimin e fitores së Joe Biden në Kongres, pasi Trump nuk njohu zgjedhjet me pretendimin e pabazuar në fakte se procesi u manipulua. Trump i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa demokratët pritet të paraqesin prova me shkrim dhe pamje që sipas tyre janë fakte bindëse që e inkriminojnë drejtpërdrejtë ish-presidentin. Ky proces mund t’i heqë të drejtën Donald Trump-it të kandidojë sërish për president pas përfundimit të mandatit të parë të Biden, t’i heqë të drejtën për t’u zgjedhur në poste publike dhe privilegjet si ish-president.

Megjithatë, avokatët thonë se procesi gjyqësor në Senat pas mbarimit të mandatit të presidentit është i jashtëligjshëm dhe do ta ankimojnë atë në Gjykatën Supreme. Vendimi nuk mund të parashikohet pasi rasti është i paprecedent. Për shpalljen fajtor të Trump-it, demokratëve u nevojitet mbështetja e 17 republikanëve, një shifër që edhe mund të arrihet pasi deri më tani 10 prej tyre kanë mbështetur procesin.

Tv Klan






Të ngjashme