
Trump sërish në telashe seksuale
Pas aferës seksuale me pornostaren Stormy Daniels, Donald Trump përflitet për një tjetër histori pasioni, për të cilën thuhet se ka paguar 150 mijë Dollarë në këmbim të mospublikimit. CNN publikoi një material audio ku presidenti amerikan në një bisedë private me ish-avokatin e tij Michael Cohen, flet për pagesën e ish-modeles së Playboy-t Karen McDougal, e cila pretendon se në vitin 2006, ka pasur një histori pasioni që ka zgjatur 10 muaj me kreun e shtëpisë së Bardhë.
