Trump sfidon gjykatën: Do ta rivendos ndalimin e hyrjes së myslimanëve


Trump sfidon gjykatën: Do ta rivendos ndalimin e hyrjes së myslimanëve

15:13 04/02/2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sfiduar gjykatën të shtunën dhe është zotuar se do ta rivendosë ndalesën e hyrjes në SHBA për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë pasi një gjykatë në amerikane në Seattle me gjykatës federal, James Robart, vendosi që ndalesa ishte e jashtëligjshme.

Trump e quajti Robartin si “të ashtu-quajtur gjykatës” ndërsa vendimin e tij “qesharak” dhe që “në thelb largon zbatimin e ligjit nga SHBA-të”.

Shumë kompani ajrore kanë njoftuar se po lejojnë të hipin në avionët e tyre persona nga shtatë shtetet që Trump u kishte anuluar vizat.

Me anë të një urdhri ekzekutiv në nënshkruar më 27 Janar, Presidenti Trump vendosi të ndalojë hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë shteteve, përshirë Irakun, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin, me argumentimin se SHBA-të e kishin të vështirë të kontrollonin të kaluarën e aplikantëve./tvklan.al






Të ngjashme