Trump shokon: “Do filloj dëbimin e emigrantëve që prej orës së parë si president”


Trump shokon: “Do filloj dëbimin e emigrantëve që prej orës së parë si president”

10:10 01/09/2016

Vetëm pak kohë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tensioni i deklaratave publike është rritur. Kandidati për President Donald Trump, ka deklaruar se që prej në orës së parë që do të shkojë në zyrë do të dëbojë nga shteti amerikan miliona emigrantë të jashtëligjshëm që ndodhen në SHBA, raporton “Indipendent.”

Kjo deklaratë ka ushqyer tensionet me Meksikën pasi Trump ka deklaruar edhe ngriten e një muri ndarës me kufrin meksikan. Duke kërkuar për t’i dhënë fund konfuzionit mbi gjuhën e tij agresive, ai u zotua se do të largojë ata që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme, nëse ai bëhet president, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të rrezikonte mirëqenien e popullit amerikan. Sipas “Indipendent,” Trump do të krijojë atë që quhet “forcë e dëbimit”, që do të kërkojë për të hequr të gjithë ata që nuk kanë leje për të jetuar dhe punuar në vend.

“Çdokush që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme i nënshtrohet dëbimit. Ne do të fillojmë t”i nxjerrim ata jashtë që prej ditës së parë. Në orën time të parë në detyrë ata njerëz janë të dëbuar,”

deklaroi Trump.

Më tej ai shtoi se nuk do të ketë amnisti për asnjë emigrant të jashtëligjshëm dhe se do të përdorë edhe verifikimin ekstrem për emigrantët. Trump u shpreh në këtë mënyrë, pasi u takua me presidentin meksikan Enrique Peña Nieto mbi ndërtimin e një muri të kufirit mes dy vendeve.

Të dy mbajtën një takim privat në mërkurën pasdite, e ndjekur nga një konferencë e përbashkët për shtyp, ku Trump tha se çështja e ndërtimit të një muri kufitar është vendosur, por nuk diskutuan se kush do ta paguajë faturën.

Por sipas “Indipendet”, Nieto ka kundërshtuar Trump-in dhe ja ka bërë të qartë se Meksika nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij muri./tvklan.al






Të ngjashme