Trump “shtang” Makronin: Të gjithë terroristët janë në Paris
Nuk ka të ndalur publikimi i deklaratave “bombë” që Trump ka lëshuar gjatë samitit të G7-ës në Kanada.
Prestigjiozja amerikane “
The Wall Street Journal
” citon shefin e Shtëpisë së Bardhë t’i ketë thënë homologut francez se “të gjithë terroristët janë në Paris”. Deklaratën Presidenti amerikan e ka bërë gjatë një bisede larg vëmendjes së mediave me shefin e Elizesë. E përditshmja amerikane i referohet burimeve të pranishme gjatë bisedës, që thonë se Trump e Makron po diskutonin për terrorizmin e krizën bërthamore të Iranit.
“
The Wall Street Journal
” shkruan se Trump kishte kritikuar në konfidencë edhe liderë të tjerë për çështje si migracioni. Kryeministrit japonez i kishte thënë se që ta kuptojë problemin që shkaktojnë ata, duhet të të dërgojnë 25 milionë meksikanë. Në një situatë të tillë mund të humbësh edhe postin – citohet të jetë shprehur Trump. Më herët, kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker tha se Trump e kishte quajtur atë gjatë samitit “
një killer brutal
”. Junker tha se kjo i kishte shkaktuar konfuzion nëse ishte me të vërtetë shaka.
Tv Klan