Trump sulmon FBI-në në Twitter
Presidenti amerikan, Donald Trump, vijon sulmet kundër Byrosë Federale të Investigimit. Një një mesazh në Twiter ai shkruan se memorandumi prej 4 faqesh i publikuar të premten raporton faktin shqetësues se si FBI është përdorur për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.
FBI dështoi të informojë gjykatën se fushata e Klinton kishte financuar dosjen. Byroja u bë një instrument i aktorëve politikë anti-Trump.
“Kjo është e papranueshme në një demokraci dhe duhet të alarmojë të gjithë ata që dëshirojnë që FBI të jetë një zbatues jo partiak i ligjit”.
Ai, gjithashtu kritikon mediat që nuk pasqyrojnë rritjen e pagave po merren me hetimet e lidhjeve të ekipit të tij të fushatës presidenciale me Rusinë dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjet e 2016.
“Numra shumë të mirë të punësimit dhe më në fund, pas shumë vitesh, rritje të pagave dhe askush nuk flet për këtë. Vetëm Rusi, Rusi, Rusi, pavarësisht faktit që pas një viti hetime, nuk ka pasur lidhje!”,
shkruan Trump.
Por Demokratët mendojnë se kjo është një nismë e Trump për të diskredituar hetimet përçështjen “Russigate”, që kryesohen nga prokurori special Robert Mueller.
Klan Plus