Trump, turne në Azi për Korenë e Veriut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, do të udhëtojë në pesë shtete të Azisë në muajin nëntor, për të marrë pjesë në samite rajonale, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Në turneun 11-ditësh, ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet, si dhe më pas shtetin amerikan të Havajit.
“Angazhimet e presidentit do të rrisin vendosmërinë ndërkombëtare për t’u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut”, tha Shtëpia e Bardhë.
Koreja e Veriut dhe SHBA-ja janë përfshirë në një retorikë të nxehtë në muajt e fundit.
Pehnjani ka kryer provën e gjashtë bërthamore këtë muaj, pavarësisht ndalesës ndërkombëtare./REL