Trump u ndalon hyrjen në SHBA – “Edhe Steve Jobs ishte fëmijë siriani”
Teksa presidenti Trump pritet të firmosë sot një urdhër të ri që ua ndalon emigrantëve nga shtate shtete myslimane hyrjen në Amerikë, Bota i kujton atij se edhe një prej amerikanëve më të famshëm, Steve Jobs, ishte djali i një emigranti sirian.
Lajmi se President i ri amerikan Donald Trump pritet të firmosë sot urdhrin që ua ndalon hyrjen në vend shtetasve nga Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
“The Indepennt” thotë se shume persona publikuan foton e Steve Jobs në “Twitter”. Jerry Durham ishte një nga ata që shkroi se “ Babai i Steve Jobs ishte nga Siria…Ju lutem zgjidhni me kujdes ata që do lini jashtë.”
Ndërsa Walied Shater i kujtoi Presidentit amerikan se nëse dikush do të kishte ndaluar hyrjen e sirianëve 50 vite më parë, sot nuk do të kishim Steve Jobs dhe as “Apple”.
Edhe sipërmarrësi teknologjik me bazë në Gjenevë David Galbraith i kujtoi Trumpit se Jobs ishte “ fëmijë i një emigranti sirian”.
Babi i Jobs, themeluesit të kompanisë më të vlefshme në botë, “Apple”, u zhvendos në SHBA në vitet 1950. Abdul Fattah Jandali kishte lindur në vitin 1931 në Homs, Siri, qytet tashmë i rrafshuar nga lufta civile.
Ai dhe partnerja e tij Joanne Carole Schieble sollën në jetë Steve Jobsin, të cilin më pas ishin të detyruar të jepnin tek një familje me origjinë armene për adoptim.
Përveç urdhrit për ndalimin e emigrantëve nga shtatë shtetet myslimane, Trump pritet të firmosë sot edhe urdhrin për ndërtimin e murit të madh në kufi me Meksikën./tvklan.al