Trump: Uragani Florence do të jetë “jashtëzakonisht i lagësht”
Presidenti Trump ka paralajmëruar se Uragani Florence do të jetë “jashtëzakonisht i madh dhe jashtëzakonisht i lagësht”, ndërsa një stuhi e fuqishme vazhdon të lëvizë drejt tokës.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë për stuhinë, Trump tha se Florence do të jetë më e madhja që ka goditur ndonjëherë Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut dhe Virxhinian, pasi parashikuesit thanë se do të ketë viktima më vonë gjatë kësaj jave. Presidenti është ironizuar për zgjedhjen e fjalëve të tij për të përshkruar Uraganin Florence, pasi ai sugjeroi se reagimi i qeverisë ndaj katastrofës së vitit të kaluar në Porto Riko ishte një “sukses i pavlerësuar”. Trump bëri vërejtjen pasi u pyet se çfarë mësimesh ai kishte marrë nga shkatërrimi që solli Uragani Maria. Ai tha :“Puna e të gjithëve së bashku me guvernatorin e Puerto Rico-s ishte e jashtëzakonshme. Puerto Rico është një sukses i pavlerësuar. Unë mendoj se në një farë mënyre puna më e mirë që bëmë ishte Porto Riko, por askush nuk do ta kuptonte këtë, dua të them se është më e vështirë të kuptohet”.
Komenti vjen vetëm disa ditë pasi studiuesit thanë se numri i të vdekurve nga stuhia ishte 2,975 - më shumë se dyfishi i vlerësimit zyrtar prej 1,400 . Carmen Yulín Cruz, kryebashkakia e Puerto Rikos, e cila vazhdimisht ka përplasje me Trump që pasi ndodhi fatkeqësia natyrore reagoi menjëherë në Tëitter.“Sukses? Përgjigja federale sipas Trump në Puerto Rico është një sukses? Nëse ai mendon se vdekja e 3,000 njerëzve është një sukses, atëherë Perëndia le të na ndihmojë të gjithëve”,
shkroi ajo./tvklan.al