Trump: Virusi doli nga Kina


Trump: Virusi doli nga Kina

15:46 01/05/2020

“Kam parë prova që implikojnë Pekinin”

Presidenti amerikan Donald Trump bën përgjegjëse Kinën për përhapjen e COVID-19 në gjithë botën. Ai pohoi para gazetarëve, kur u pyet nëse kishte fakte për këto akuza.

Se ç’prova ka parë, këtë tha se nuk i lejohej ta bënte publike, por sipas tij ekzistojnë vetëm dy mundësi pse Kina e lejoi daljen e COVID-19 nga laboratori i Wuhanit.

“Ata ose nuk e penguan dot për shkak të paaftësisë, ose e lejuan që të përhapej”.

Me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, shërbimet amerikane të zbulimit kanë nisur hetimet mbi prejardhjen e koronavirusit që ka paralizuar ekonominë globale përmes masave të bllokimit për frenimin e përhapjes.

Mediat amerikane thonë se në konsultim edhe me grupet shkencore, inteligjenca amerikane beson se origjina e COVID-19 është natyrore.

Por pistat e hetimit janë dy, ose virusi është përhapur përmes kafshëve të infektuara ose ka dalë aksidentalisht nga laboratori i virologjisë në Wuhan.

Zbulimi amerikan përjashton mundësinë që COVID-19 të jetë një armë biologjike, një virus i krijuar apo i modifikuar gjenetikisht nga njeriu.

Tv Klan






Të ngjashme