Trump vs Biden, a kanë të dy shanse për të fituar?


Trump vs Biden, a kanë të dy shanse për të fituar?

10:43 06/11/2020

Si Donald Trump dhe Joe Biden kanë ende shanse për të fituar, ndonëse nga si qëndrojnë gjërat deri më tani, Biden e ka rrugën më të thjeshtë drejt fitores.

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA vendosen nga Kolegji Elektoral. Votuesit në çdo shtet votojnë të zgjedhurit, të cilët disa javë pas votimeve mblidhen për të vendosur fituesin.

Çdo i zgjedhur është i barabartë me një votë elektorale dhe numri i votave elektorale për shtet është në proporcion të drejtë me popullsinë e tij, kështu që shtete më të mëdha si Texas (38) dhe California (55) kanë më shumë, ndërsa shtete të vogla si Delaware (3) dhe Idaho (4) kanë më pak. Në total janë 538 vota elektorale dhe kandidatëve u duhen më shumë se gjysma për të fituar.

Me 264 vota të fituara, Biden i duhen vetëm 6 për të kaluar pragun dhe për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati demokrat mjafton të marrë kryesimin në Pennsylvania (20) dhe është Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Nëse kjo ndodh, do të shohim një Trump, i cili siç ka paralajmëruar, do të ndërmarrë veprime ligjore.

Por mjafton që Biden të mbajë kryesimin në Nevada (6) apo Arizona (11), ndonëse në këtë shtet diferenca është e ngushtë dhe sërish e ka siguruar fitoren.

Donald Trump ka një rrugë shumë më të vështirë drejt fitores. Për të siguruar rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë duhet të marrë Pennsylvania, ashtu sikurse tre shtetet e tjera ku numërimi vijon, Arizona, Nevada, Georgia dhe North Carolina. Alaska, që gjithashtu nuk e ka përfunduar numërimin, mund të luajë rrol në fitoren e Trump./tvklan.al






Të ngjashme