Trupat e KFOR në Kosovë (13 Dhjetor 1999)
Trupat paqeruajtëse të KFOR-it do të përmirësojnë masat e sigurisë të luftës kundër kriminalitetit. Në një bilanc të bërë pas 6 muajsh që nga hyrja e trupave paqeruajtëse në Kosovë, Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Klaus Reinhard tha sot se për këtë arsye do te përmirësohet dhe kushtet për pakicat kombëtare në Kosovë.
Reinhardi sqaroi se i kam udhëzuar vartësit e mi, komandantët e brigadave që të marrin masa të mëtejshme kundër krimit, sidomos kundër krimeve të rënda, disa prej të cilave janë kryer kundër anëtarëve të pakicave kombëtare. Por duhet që vetë popullsia të hedhë pas krahëve urrejtjen dhe hakmarrjen. Ai tha se në përgjithësi bilanci 6 mujor është pozitiv. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së tërheqjes së ushtrisë jugosllave u bë i mundur kthimi i 8 mijë të ikurve, sqaroi ai. Sidoqoftë kushtet e sigurisë në Kosovë janë përmirësuar dukshëm./tvklan.al