Trupat e NATO-s në Shqipëri – (18 Korrik 1999)


Trupat e NATO-s në Shqipëri – (18 Korrik 1999)

12:54 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy mijë trupa të Natos do të qëndrojnë në Shqipëri edhe pse ka përfunduar lufta në Kosovë. Ky është vendimi që pritet të merret nesër nga amabsadorët e Natos në Bruksel. Kontigjenti i trupave të Natos që do të qëndroj në Shqipëri sipas burimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare do të shërbejë si prapavijë e rreth 50 mijë trupave të KFOR-it në Kosovë.

Ushtarakët e Natos që do të jenë kryesisht të kontigjentit Italian do të bashkëpunojnë edhe me ushtrinë shqiptare për konsolidimin e saj. Nato do të ndihmojë me mjete logjistike por edhe me stërvitje të përbashkëta dhe shkëmbim ekperience. Këtë e ka deklaruar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit për mbrojtjen William Kohen.

Ndërkohë bashkëpunimi pritet të filloj që nga dita e nesërme, pikërisht në brigadën e transportit ku Ambasadori Amerikan Frowik do të dorzoj 100 makina të rënda për tu pasuar nga 80 të tjera dhuratë për ushtrinë shqiptare. Kjo do të pasohet edhe nga ndihma amerikane prej 600 mijë dollarësh për uniformat e gjelbra shqiptare. Ajo çka është e rëndësishme për qëndrimin e trupave të Natos në Shqipëri do të vendoset nesër në selinë e saj në Bruksel./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme