Trupi i Jezusit shfaqet mbi qytet nga rrezet e diellit, njerëzit i falen t’i ndihmojë
Një javë më parë në qytetin e Manizales, Kolumbi është fotografuar një imazh i pazakontë.
Banorët e zonës besojnë se imazhi i formuar nga rrezet e diellit në zonën e Caldas, ku mbetën të vdekur 17 persona dhe humbën mijëra të tjerë nga rrëshqitja e tokës e shkaktuar nga shirat lokalë, është silueta e Jezusit. Fenomeni i rrallë u fotografua në malin Sancancio dhe figura dukej sikur u ofronte ngushëllim banorëve që humbën shtëpitë dhe të dashurit e tyre në katastrofën natyrore. Një grua e njohur si Marya de lesus ishte ajo që filmoi ngjarjen e quajtur si një eksperiencë fetare dhe e shpërndau atë në internet, ku shumë persona mendonin se ishte shenjë e Jezusit të Nazarethit. Në video dëgjohet një burrë i cili thotë: Zoti im i bekuar eja të shohësh mjerimin që na ka rënë!/tvklan.al