Gjendet kufoma në det
Ngeci në rrjetat e një peshkarexhe
Një person u gjet i pajetë sot në ujërat e bregdetit të Durrësit. Kufoma e seksit mashkull ngeci në rrjetat e një peshkarexhe që kishte dalë për gjueti në orët e para të mëngjesit.
Rrethanat janë të paqarta, pasi viktima dyshohet të jetë mbytur dhe më pas të jetë marrë nga rryma detare por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.
Kufoma u transportua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tv Klan