Truproja e Trump ditën e inaugurimit me duar artificiale, të tijat i kishte fshehur nën xhaketë


Truproja e Trump ditën e inaugurimit me duar artificiale, të tijat i kishte fshehur nën xhaketë

13:37 25/01/2017

Mediat sociale janë mbushur me hamendësimet se një prej agjentëve të Shërbimit Sekret që mbrojnë presidentin Donald Trump, kishte duar artificiale, ndërkohë që duart e tij të vërteta i kishte fshehur nën xhaketën e tij dhe mbante një armë.

3C7D8A2000000578-4155480-image-a-52_1485343040675

Teoria buron nga analiza e pamjeve filmike të presidenti Trump dhe gruas së tij Melania në sheshin e Pennsylvanisë, pas inaugurimit të së premtes.

Ata duken të rrethuar nga një ekip truprojash të stërvitur. 

3C7D81B400000578-4155480-image-a-53_1485343096400

Një nga agjentët kishte ardhur përkrah Trump me nj mision të veçantë.

Rrethimi presidencial i limuzinave udhëtoi për më shumë se 2 kilometra poshtë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, herë pas here duke dalë jashtë për të përshëndetur turmën.

Sytë e agjentit tullac lëvizin vazhdimisht, duke skanuar turmën për ndonjë shenjë të ndonjë atentatori të mundshëm, por krahët e tij nuk lëvizin në asnjë foto të shkrepur.

Dora e tij e djathtë është e nxjerrë jashtë dhe dora e tij e majtë është e bërë grusht me një gisht të dalë duke prekur gishtin e vogël të anës tjetër. /tvklan.al





Të ngjashme