Tryeza e biznesit diskuton për ndryshime në ligjin e prokurimeve publike – (27 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ligji për prokurimin publik, ka mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të biznesit shqiptar dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, Ministrisë së Transporteve dhe të Financave. Ky takim i katërt i këtij lloji është organizuar nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore. Problemet e enteve publike, janë diskutuar sot nga të pranishmit në këtë tryezë, të cilët kanë nxjerrë si konkluzion se sistemi i prokurimeve ka nevojë për një rishikim rrënjësor të rregullave të lojës dhe të raporteve institucionale.
Ligji i prokurimeve i aprovuar që në vitin 1995, sipas specialistëve të mbledhur sot ka nevojë për riparime dhe saktësime të mëtejshme. Konkluzionet e konferencës së sotme do t’i kalojnë Entit të Prokurimeve për të përcaktuar ndryshimet e akteve ligjore./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori