Tryeza e partive, Ceka dhe Gjinushi – (2 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokratike drejt pajtimit në prag të mbledhjes të tryezës të partive të koalicionit qeveritar. Ndërsa kreu socialdemokrat Gjinushi është munduar të minimizoj ekzistencën e konfliktit, Ceka kësaj here ka zbutur tonet e ashpra ndaj aleatëve.
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Pra pikërisht unë këtë dëshiroj të evitoj, që ndryshime ose mos ndryshime aq më tepër akuza që bëhen për të provokuar ndryshimet dhe të gjitha këto nëpërmjet medias kjo formë në nuk na pëlqen. Duhen eleminuar ato mosmarrveshje dmth që janë pa bukë psh. sulmet që ndodhën para ca kohësh ndaj një ministrie apo ministre s’çojnë gjëkundi, sepse vetë sulmi është pa bazë, pa argument”.
Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- “Unë kam folur për gjëra krejt të tjera dhe s’kam folur as për emra as për lëvizje ministrash, as për ndryshime në qeveri. I takon kryeministrit ta vendosi këtë dhe jo as Neritan Cekës, as Shulit, as Gjinushit dhe as të gjithë atyre që janë partner por që nuk janë protagonist të asaj që do bëhet. Atë që kërkoj unë nga partnerët është ti thonë gjërat mos lëvizni me dy karrike edhe në dy shina të ndryshme”.
Tryeza e partive që do të zhvillohet këto ditë do të merret me ndryshimet e pjesshme në qeverisje, gjithësesi dy partive të vogla në PSD dhe PAD nuk ju interesojnë të qëndrojnë në dy anët e kundërta përball këtij ndryshimi./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego