Tryeza për infrastrukturën BE-Shqipëri – (27 Janar 2000)


Tryeza për infrastrukturën BE-Shqipëri – (27 Janar 2000)

13:47 27/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Përirësimi i infrastrukturës të Shqipërisë në kuadër të studimit të fizibilitetit, ka qenë në qendër të takimit të sotëm të grupit të punës të Bashkimit Europian dhe specialistëve shqiptar. Përfaqësuesit e KE, kanë dhënë sugjerime dhe ofruar ide në bazë të eksperiencës së tyre në fushën energitike dhe atë të transportit. Sipas tyre ndihma e ofruar do të shërbej për kapërcimin e vështirësive dhe për integrimin e shqipërisë në strukturat e BE-së. Ndërsa pala shqiptare ka paraqitur ecurinë e deritanishme të infrastrukturës shqiptare. Inisiativat rajonale në kuadër të paktit të stabilitetit përfshi këtu edhe korridorin 8 dhe atë veri-jug, sipas ekspertëve europian do tu kushtohet vëmendje e veçantë. Ata kanë siguruar se edhe në infrastrukturë shqipëria do të ketë mbështetjen e gjithanshme të BE-së./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme