Greqia nuk njeh Kosovën
Greqia nuk do ta njohë Kosovën. Kryeministri Alexis Tsipras përsëriti sot qëndrimin e vendit të tij në takimin me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjate vizitës që po zhvillon në Beograd.
“E ardhmja e Ballkanit mund të ndërtohet vetëm në bazë të ligjeve ndërkombëtare, jo ndërhyrjes apo dhunimit te rregullave. Nuk ka me vend në Ballkan për gjëra të tilla”, tha Tsipras.
Të dy kryeministrat theksuan lidhjet e ngushta tradicionale mes Greqisë e Serbisë dhe premtuan që këto marrëdhënie do të vazhdojnë të forcohen. Kryeministri serb e falënderoi Greqinë për qëndrimin konsekuent në mosnjohjen e Kosovës.
Vuçiç tha se gjatë takimit është folur edhe për rendësin e ruajtjes se marrëdhënieve të mira me Rusinë, Kinën e vende të tjera. Serbia dhe Greqia ranë dakord të krijojnë një Këshill të Lartë për forcimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që do të mblidhet në pranvere në Selanik.