Tualetet publike dhe rreziku nga infeksionet


Tualetet publike dhe rreziku nga infeksionet

21:54 18/10/2017

Përdorimi i një tualeti publik është një e keqe e pashmangshme, edhe në rastet kur kemi të bëjmë me një tualet të pastër dhe të mirëmbajtur.

Përveç shqetësimit e të ulurit mbi diçka të papastër, ekziston edhe frika e mikrobeve të padukshme që mund të merren.

Mjekja infeksioniste e intervistuar nga

The Independent,

 Dr Preethi Daniel, tha se frika nga sëmundjet që merren nga tualetet publike është një nga gjërat më të zakonshme që shqetëson pacientët e saj.

Në veçanti njerëzit pyesin për sëmundjet që prekin zonat gjenitale, si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por Dr Daniel thotë se rreziku i marrjes së sëmundjeve të tilla është i ulët.

Ajo jep tre këshilla të vlefshme për të shmangur infeksionet e tualeteve publike:

Lani duart mirë e mirë pas përdormit të tualetit.

Mbani me vete një dezinfektues për më shumë mbrojtje.

Mbuloni ndenjësen e tualetit me letër higjienike para se të uleni.

/tvklan.al 






Të ngjashme