Tuba plastikë të mbushur me drogë, dështon tentativa e 60 – vjeçarit
Mënyra më e mirë për të transportuar drogë jashtë vendit? Në tuba plastikë... të paktën sipas një 60 - vjeçari nga Tirana, i cili u kap me plot 99 të tillë, të mbushur me kanabis të presuar.
Qani Mançe udhëtonte me kamion kur u arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi efektivët e Korçës vendosën që të bënin një kontroll në skaner. Burime zyrtare sqarojnë se Mançe drejtonte një kamon "SCANIA" me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorkios, se mund të ishte fshehur drogë. Në brendësi të tubave metalikë, të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli, ku ishte fshehur edhe droga. Në total policia gjeti plot 71 kilogramë kanabis./tvklan.al