Tubacionet e çara të ujit në Fier shkaktojnë prishje të rrugëve (15 Maj 2001)


Tubacionet e çara të ujit në Fier shkaktojnë prishje të rrugëve (15 Maj 2001)

13:17 10/05/2001

Tubacionet kryesore të ujit të pijshëm në qytetin e Fierit pas një amortizimi disavjeçar tani kanë filluar të çahen. Kështu në lagjen Kryengritja e Fierit uji i pijshëm është kthyer në problem pasi nga të çarat e tubacioneve mund të përhapen epidemi tek qytetarët. Përveç kësaj edhe rrugët kanë filluar të prishen nga vërshimi i ujërave. Ky fenomen ka lindur disa ditë më parë. Një fond i veçantë është vënë në dispozicion nga Ndërmarrja e Ujësjellësit Fier për të rregulluar këto anomali.

Por, punonjësit e ndërmarrjes nuk kanë marrë mundimin të vijnë e të punojnë këtu pasi më parë kërkojnë ngritje të pagës së tyre që për pasojë qytetarët fierakë vuajnë mosfurnizimin me ujë të pijshëm si dhe çarjen e tubave./tvklan.al






Të ngjashme