Tubi i çarë tek Medreseja lë banorët pa ujë (16 Tetor 2000)


Tubi i çarë tek Medreseja lë banorët pa ujë (16 Tetor 2000)

15:23 16/10/2000

Nuk mjafton dielli për të tharë pellgjet në Shqipëri, edhe në një ditë si kjo e sotmja ato ekzistojnë. Në këtë lagje pranë Medresesë ky skavator ka prerë tubin kryesor të Ujësjellësit që furnizon dhjetëra pallate këtu. Për disa orë rresht, uji që duhej të rridhte në çezmat e banorëve ka marrë rrugët. Po punëtorët e këtij dëmi, kanë njoftuar Ujësjellësin dhe kanë riparuar tubin, por problemi nuk qëndron vetëm këtu.

Banorët do të vazhdojnë të rrinë dhe disa ditë pa ujë pasi pronari i truallit ka vendosur të ngrejë një shtëpi këtu. Në themelet e saj tashmë ekzistojnë degëzimet e tubave të ujit. Këta nuk lejojnë poshtë themeleve të ndërtesave ndaj duhet pritur derisa të bëhet zhvendosja e tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme