Tubimet në Tiranë, policia procedon 17 organizatorë


Tubimet në Tiranë, policia procedon 17 organizatorë

10:18 25/06/2020

17 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës të identifikuar si organizatorë të dy tubimeve të zhvilluara një ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Abdi Toptani” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pengim të qarkullimit të automjeteve.

Policia shpërndau protestuesit në kuadër të ndalimit të tubimeve për shkak të pandemisë Covid-19.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /tvklan.al






Të ngjashme