Tufina, nga Kulla e Sahatit në brand ndërkombëtar orësh


Tufina, nga Kulla e Sahatit në brand ndërkombëtar orësh

19:34 27/10/2018

Thuajse 2 shekuj më parë, në vitin 1828 në kullën pranë xhamisë në qendër të Tiranës u instalua një orë e madhe, duke e kthyer atë në një prej monumenteve historike të kryeqytetit. Mjeshtri që e montoi dhe mirëmbajti sahatin gjigand ishte Ismail Tufina. Ismail Tufina qe i pari i një trashëgimie që do t’i mbijetonte kohës dhe që është ende gjallë edhe sot, ruajtur me fanatizëm edhe pas 5-së brezave.

Kambana e tij mund të dëgjohej me kilometra larg. Ismail Tufina bëri që biznesi i tij t’i mbijetonte kohës dhe të ruhet me fanatizëm edhe pas 5-së brezave.

Sipërmarrësi Alban Tufina në një intervistë për “Jo vetëm modë” rrëfeu historinë se si u trashëgua zanati i familjes brez pas brezi.

https://youtu.be/sxuhFIpmAvA?t=1m39s

“Fillimisht Ismail Tufina merrej me riparim dhe prodhim armësh dhe me kalimin e kohës, nga kureshtja apo nevoja e asaj kohe ai u profilizua edhe tek orët. Fillimisht me orët e murit, pastaj tek orët e xhepit dhe ato të dorës”, tha Alban Tufina.

Biznesi i Ismail Tufinës do të arrinte kulmin në vitet 1900. Asokohe nën drejtimin e të birit Haxhi Arifi e më pas nipit Shabanit, Tufina u shndërrua në një brand ndërkombëtar dhe jo vetëm për orët.

“Fillimisht ka nisur vetëm me orët ku firmat gjermane prodhonin orë me emrin e vëllezërve Tufina që aktualisht janë shumë pak, ato bashkëpunonin në fushën e argjendarisë apo edhe syzeve”, tha sipërmarrësi.

Si shumë familje mjeshtrash shqiptarë as familja Tufina nuk i shpëtoi dot reperesionit të shtetëzimit gjatë regjimit komunist. Megjithatë në përpjekje për të mos e lënë traditën të shuhej ata vijuan ta ushtrojnë profesionin e tyre fshehurazi dhe ta trashëgojnë atë ndër breza.

/tvklan.al






Të ngjashme