Tullumba
Përbërësit:
9 filxhan kafeje ujë
1 filxhan vaj
7 filxhan kafeje miell
3 filxhan niseshte
1 pluhur paste
6 kokrra vezë
Pak kripë
Vaj
Shërbeti:
½ kg sheqer
½ litër ujë
Lëng limoni
Përgatitja:
Ziejmë ujin me një majë luge kripë dhe 1 lugë vaj. Pasi e heqim nga zjarri i shtojmë miellin e përzier me niseshte dhe pluhur paste.
Përzihet mirë dhe prapë e kthejmë në zjarr dhe trazohet derisa të ndahet masa nga ena. Pasi ftohet brumi kalohet në mikser dhe i shtohen vezët një nga një.
Në një tigan të madh ose tenxhere nxehet vaji. Me brumin e përgatitur mbushet kaushi me formë të dhëmbëzuar dhe tullumbat ndahen pjesë-pjesë, duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm. Më pas skuqen në vaj të nxehtë deri të marrin ngjyrë të artë.
Hiqen nga vaji dhe futen menjëherë në shërbetin që duhet të jetë i ftohtë./tvklan.al