Tuna dhe Patrisi flasin për konfliktin me Robert Berishën (Video)


Tuna dhe Patrisi flasin për konfliktin me Robert Berishën (Video)

23:26 27/10/2018

Tuna kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit të bujshëm me kunatin e saj, Robert Berishën. Pas lajmeve të shumta që pushtuan mediat, Tuna sëbashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën, kanë folur për herë të parë për këtë temë në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ata nuk dhanë detaje lidhur me mosmarrëveshjet mes tyre, por Patrisi u shpreh se nuk ka ndonjë gjë serioze, teksa nga ana tjetër kërkoi që gjithsecili të shohë punët e veta dhe kjo situatë të mbyllet dhe të harrohet sa më shpejt.

Ermal Mamaqi: Ka mundësi të bëhemi pak seriozë tani Tuna? Ndoshta unë po bëj gabim, por nuk mund të rri pa përmendur sepse njerëzit janë të interesuar. Unë di që ju keni një problem me Robertin, vëllain e Patrisit. Nëse mund t’iu pyes, cila është zanafilla e kësaj mosmarrëveshje? Çfarë ka ndodhur?

Patris Berisha: Për një tokë, jo 3 janë të mijat 5 të tuat.

Ermal Mamaqi: Jemi shumë kuriozë si popull dhe unë vdes për këtë kuriozitetin tonë që nuk shuhet.

Patris Berisha: Nuk ka asnjë problem. Secili ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin e tij për dikë. Por ne e kemi një shprehje në Kosovë: Heta i këqyr punët e veta. Kështu që secili duhet të shohë punën e tij, shtëpinë e tij, gruan e tij. Unë nuk bi pre e mediave, as e portaleve, apo çfarëdo tjetër. Unë jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë në çdo moment jo vetëm situata të tilla gjatë gjithë karrierës së vet dhe në asnjë moment nuk e ka humb përqendrimin.

Ermal Mamaqi: Në të gjithë këtë histori më vjen keq për Tunën sepse është ajo që është përfolur dhe sulmuar nga Roberti. Por mua më vjen më shumë keq për ty sepse je mes dy zjarreve, t’ia prishësh gruas apo vëllait…

Patris Berisha: Ne themi një shprehje: Vëllau është si shkau, shkau është serbi. Vëllai ka vendin e vet dhe gruaja të vetin, por tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im, më të rëndësishëm se çdo njeri tjetër në botë.

Ermal Mamaqi: Tuna është më e rëndësishmja për ty Patris?

Patris Berisha: Po, Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm, me gjithë respektin për të gjithë familjarët.

Ermal Mamaqi: Është shumë e trishtë të dëgjosh përçarje në familje, sidomos ne që jemi këtu tani. Por a ka ndonjë shpresë që kjo të hidhet pas krahëve dhe të pajtoheni?

Patris Berisha: Ne nuk jemi në luftë, as në gjaqe që të pajtohemi. Çdo çudi tre ditë zgjat dhe shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet e të mos kemi probleme në të ardhmen.

Ermal Mamaqi: Pyetja ime është të bëj detyrën time, ti duhet të bësh detyrën tënde. Detyra ime është…

Tuna: Të shuash kuriozitetin e gjithë shqiptarisë, e 90% të shqiptarëve që nuk i plas b*tha për projektet e Tunës, ose për projektet e gjithsecilit. Sepse ne të Ballkanit na interesojnë çfarë ka brenda shtëpisë.

Ermal Mamaqi: Nëse do t’i thuash ndonjë gjë Robertit drejtpërdrejt Patris aty është kamera…

Patris Berisha: Me gjithë respektin dhe dashurinë për çdo anëtar të familjes, kisha pas dëshirë që gjithsecili të shohë punët e veta. Shpresoj të mbyllet kjo histori e pavlefshme.

Ermal Mamaqi: Se çfarë ka ndodhur nuk e morëm vesh, por morëm vesh që të mos merremi më me këtë punë.

/tvklan.al

 






Të ngjashme