Tuna suprizon publikun në e “E Diela Shqiptare”
“Po këtu po lëviz diçka, unë e ndjeva. Më gjuajti edhe me shkelm. Sa bukur është të dëgjosh një zemër të bukur tek lëviz aty brenda”,
ishte ky momenti, kur moderatori Ardit Gjebrea “zbuloi” sekretin e këngëtares Altuna Sejdi, e cila pret fëmijën e saj të parë. E ftuar në “E Diela Shqiptare” në Televizionin Klan, këngëtarja e mirënjohur dhe ish – mentorja e “X – Factor”, vendosi që të ndajë me publikun dhe fansat, lajmin që është shtatzënë. Teksa foli për vëmendjen që i kushtojnë jetës së saj personale mediat rozë dhe lajmeve të shumta që bëhen për të, Tuna u shpreh se tashmë një gjë e tillë nuk i bën më përshtypje megjithatë, ajo tha se ky është momenti që mediat duhet të ndalen së gërmuari. “Këtë lajm e dua vetëm për vete”,
tha këngëtarja nga Maqedonia, ndërsa u shpreh se dëshiron ta shijojë këtë moment bashkë me partnerin e saj Patrisin. Më herët në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo e parapriu këtë lajm duke shkruar: “Brenda trupit tim ti je … sonte do të këndoj me ty”.
Altuna Sejdi ishte konkurentja e fundit që mbylli fazën e prezantimeve të këngëve që konkurojnë në festivalin “Kënga Magjike”. /tvklan.al