Tuneli me i gjatë në botë


Tuneli me i gjatë në botë

00:45 10/02/2018

103 km tunel nënujor, më të gjatin në botë, planifikojnë të ndërtojnë qeveritë e Finlandës dhe Estonisë. Një tunel që do të lidhë me hekurudhë dy kryeqytetet, Helsinkin dhe Talinin. Investimi që lidh drejtpërdrejtë brigjet përballë të gjirit të Finlandës kap vlerën prej 20 miliardë eurove.

Projekti shkurton në 30 minuta udhëtimin nga Helsinki në Talin, që aktualisht bëhet për  rreth 2 orë me traget. Tuneli është zgjatim i hekurudhës që lidh vendet Balltike me Poloninë, duke e lidhur kështu Finlandën me Europën Qëndrore.

Kontakt të drejtpërdrejtë me vendet e Europës Qëndrore, finlandezët kanë vetëm përmes rrugëve detare. Projekti është ende në diskutim mes qeverive të dy vendeve dhe planifikohet të përfundojë në vitin 2040. Tuneli më i gjatë hekurudhor në botë është aktualisht ai i Gothardit, 60 km i gjatë nën Alpet zvicerane.

Tv Klan

 






Të ngjashme