Turgut Ozal organizon konferencën “Education Today”


Turgut Ozal organizon konferencën “Education Today”

17:40 25/01/2021

Bën bashkë virtualisht 2000 mësues dhe ekspertë në arsim

Konferenca “Education Today” e organizuar nga Turgut Ozal në vitin e 5 të saj ka bërë sëbashku virtualisht  2000 mësues, ekspertë të arsimit dhe administratorë të shkollave nga 65 vende të ndryshme. Qëllimi i saj ishte rimodelimi i arsimit.

Trajnerët e konferencës janë emrat më në zë në fushën e edukimit. Drejtori i testit PISA është një prej tyre i cili beson në arritjet e kësaj konference.

Në thelb të konferencës është shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve, ndaj edhe pjesë e saj ishte dhe mësuesi japonez Hidekazu, i shpallur finalist i çmimit global Teacher.

Pjesë e konferencës u bë edhe Drejtori i Zhvillimit Profesional në Universitetin e Cambridge dhe Drejtorja e Arsimit në Microsoft Europe. Refereruesit ndanë përvojat e tyre mbi atë që funksionon në klasë, për t’i përgatitur studentët për shekullin 21-të. Konferenca një ditore u pasua me një certifikatë të akredituar nga Microsoft, dhe Instituti Anglez i Akreditimit.

Tv Klan






Të ngjashme