Turi i Bashës me biznesin e vogël
“Qeveria ju braktisi, bashkë do bëjmë ndryshimin”
Në vijim të takimeve me përfaqësues të biznesit të vogël, kreu i opozitës, Lulzim Basha pa nga afër disa prej tyre në njësinë nr. 3 në kryeqytet.
Rënia e konsumit ishte shqetësimi kryesor që biznesi i vogël ndau me kryedemokratin. Tregtarët u ankuan sepo shkohet drejt mbylljes së vendeve të punës nga pamundësia për t’i paguar punonjësit. Biznesi i vogël u ankua edhe për mbylljen në fundjavë.
Sipas kreut të opozitës, kriza ekonomike mund të ishte shmangur nëse qeveria do kishte mbështetur biznesin e vogël.
Basha premtoi se pas ardhjes në pushtet demokratët do të kthejnë vëmendjen ndaj biznesit të vogël, që rezulton më i godituri nga pandemia e Covid-19.
Tv Klan